Thursday, June 4, 2015

10 ishujt me te mire ne bote

Belize eshte perzgjedhur per te dytin vit radhazi si ishulli me i mire ne bote. Perzgjedhja eshte bere nga site TripAdviser, ne baze te votimeve te vete vizitoreve. Nder ishujt me te mire ne bote, jane perzgjedhur dhe e famshmja Bora Bora, apo dhe ishulli grek Naxos, vendlindja e Zeusit, Mbretit te Perendiove.  Me poshte gjeni 10 ishujt me te mire, sipas perzgjedhjes se vitoreve te TripAdviser:
Belize
Për vitin e dytë radhazi, Ambergris Caye merr nderin e vendit të parë. Ishulli i bukur Belize ofron një përzierje perfekte të zhvillimit modern dhe qetësisë. Një pelle moçal rizoforë është syri i këtij ishulli të me plazhe të bardhë, më i madhi në Belize, dhe karrocat e golfit janë format kryesore të transportit përgjatë rrugëve me rërë.  Të apasionuarit zhyten nën koralet e Belize dhe Vrima Blu, një rreth 400-metra i thellë gëlqerorë ku lëvizin ‘peshku ëngjël’, koralet, karkaleca të pastër dhe stalaktite.
Providenciales, ishujt Turks dhe Caicos
Më i populluari ndër ishujt Turks dhe Caicos, Providenciales është një nga destinacionet më të preferuara në botë për plazhet e tij. Zhytja është e mahnitshme falë mureve të koralere që janë lehtshëm të prekshëm nga bregu. Vendpushimet luksoze dhe plazhet të Grace Bay e bëjnë atë një zgjedhje popullore për ata që duan të zhduken drejt plazheve. Shkëmbinjtë Chalk Sound e bëjnë atë një sfond të bukur për kajak në ujërat e bruztë. 
Bora Bora 
Laguna të bruzta, plazhe me rërë të bardhë, të butë dhe perëndim me ngjyra të thella që vendosin pamjen me romancën, në ishullin kaq të bukur, sa nuk mund të emërtohet dy herë. Shoqëria me peshqit tropikale që ju vijnë rrotull kopshteve koralore apo Tupitipiti Point, apo të pushoni në një tur për të marrë pamjet më të bukura të malit vullkanik Otemanu e bën këtë ishull të këndshëm. Në Lagoonarium mund të shikojnë sesi udhqehen peshkaqen dhe madje të notoni me breshka. Shijoni ushqimin në një nga restorantet elegant francezë të ishullit francez, pastaj pini koktejle tropikale nën yje.
Ishulli Marco, Florida
Ishulli Marco është destinacion i përsosur për ata që u përlqen të tërhiqen qetësisht. Perla e Floridës ndër dhjetë mijë ishujt, me plazhet e bardhë të ishullit Marco dhe ujrat valëzues të Gjirit të Meksikës. Kërkoni dhe pastroni guaskat apo shkoni për një seancë golfi, eksploroni Everglades, apo shijoni  natyrës në Rookery Bay Reserve.
Lewis dhe Harris
Një vizitë në Lewis dhe Harris është si të ecësh në faqet e një përralle zanash skoceze. Në Lewis, pjesën veriore të ishullit, Grurët legjendare Callanish ngrihen sipër nga toka si një qytet i çuditshëm masivi shkëmbor. Blackhouse, Shawbost Norse Mill dhe Kiln, dhe Carloway Broch, të gjitha ofrojnë një vështrim në atë sesi duhej të ishte jeta në atë ishull. Në Harris jugor, plazhet ne anën lindore mbajnë disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të njohur në botë, që datojnë miliona vjet. Ndërmerrni një udhëtim mbi ishujt vullkanike të Shën Kilda për të eksploruar rrënojat e një fshati mesjetar.
Naxos, Cyclades 
Një vend i bardhë në ujërat e bruztë të detit Egje, në ishullin e Naxos është një përzierje unike e rrënojave të lashta dhe kulturës së plazhit. Më i madhi i ishujve cikladikë, Naxos është shtëpia fëmijërinë e askujt tjetër veç Zeusit, Mbretit të Perëndive. Me mbërritjen në Naxos, nisuni drejt Palatia, ku Portara, një portë guri në një tempull të lashtë që nuk ekziston më, qëndron i vetëm si simbol i ishullit. Në perëndim të diellit, pamjet e ishullit dhe me detin përtej të lënë pa frymë.
Aitutaki, Ishujt Cook
Ky ishull i vogël, mbështjellë në barrier koralore trekëndore, krenohet me lagunat e pabesueshme. Relakohuni me një piknik intim në plazhin alabaster të një prej ishujve të vegjël të Aitutaki, të pabanuar dhe të veshur me palma. Vec bukurisë mahnitëse, Aitutaki nuk është (ende) zaptuar nga turistët, për shkak të vendndodhjes relativisht të vështirë për t’u arritur. Por megjithatë, Aitutaki është një destinacion kryesor, sidomos për ata që kërkojnë ambientin e shfrenuar romantik.
Nosy Be, Madagaskar
“Nosy Be?” Mos ndoshta njëlloj i “Noisy Bee?” (Bletë të zhurmshme) Por jo, do të thotë ishull i madh dhe ai është i tillë; një ishull i madh ë bregdetin veriperëndimor të Madagascar. Këtu do të gjeni liqene vullkanikë, plantacione Ylang Ylang dhe barrier koralore që duhen ekploruar. Të apasionuarit pas florës dhe faunës do të jenë në qiellin e shtatë kur të gjenden në të bukurin Lokobe Nature Special Reserve. Audiofilet mund të vizitohen në maj, për një ekperiencë 4 itore në Festivalin e Muzikës Donia.
Ishulli Easter, Kili
I vendosur në Pacifikun Jugor më tepër se 2 mijë milje nga bregdeti kilian, ishulli i Easter nuk është vendi më i lehtë për t’u arritur. (Dhe neë jeni të interesuar, aksesi më i lehtë është nga ajri nga Santiago apo Tahiti.) Por izolimi e ka ndihmuar të ruajë kongregacionin misterioz 1500 vjecar të skulpturave të shkëmbinjve vullkanikë (maoi) që i ka dhënë famë ishullit. Pas eksplorimit të pamjeve unike, pushoni në plazhet e qetë dhe enduni në një ga vendet më misterioze në botë.
Ko Tao, Tajlande
Shkoni qetësisht në Gjirin e Tajlandës, ishulli Ko Tao merr emrin e tij nga breshkat e detit të bollshme që banojnë në brigjet e saj. Plazhet me rërë të bardhë që fshihen nga kodrat e larta, disa prej të cilave janë të arritshme vetëm me automjete, dhe 300 ditë të diellit në vit ju ftojë pasditeve për të shijuar ishullin.